8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Komunat ruajnë milionat për fushatë

Më të lexuarat

Projektet milionëshe kapitale shumica e komunave të Kosovës i kanë ruajtur për t’i realizuar në prag të fushatës për zgjedhjet e 22 tetorit. Kjo për faktin se në gjashtë muajt e parë të vitit ato kanë shpenzuar një pjesë shumë të vogël të buxhetit. Për investime kapitale në gjysmën e parë të vitit Dragashi nuk ka shpenzuar asnjë cent, derisa Prishtina ka shpenzuar vetëm 17 për qind të buxhetit të planifikuar.

Komunat e ndryshme të Kosovës i kanë ruajtur projektet milionëshe kapitale në prag të fushatës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, duke synuar që në këtë mënyrë t’i “blejnë” votat e qytetarëve.

Madje është interesant fakti se disa prej komunave të vendit deri në 6-mujorin e parë të këtij viti kanë raportuar zero shpenzime për investime kapitale.

Gazeta “Zëri” ka analizuar shpenzimet kapitale të nivelit lokal deri në fund të qershorit 2017, ku sipas raportimeve të tyre në Ministrinë e Financave Komuna e Dragashit kishte raportuar zero shpenzime kapitale, Juniku kishte shpenzuar vetëm 11 për qind të buxhetit për këtë kategori të shpenzimeve, Drenasi 16 për qind, ndërsa komuna më e madhe në vend, Prishtina, deri më 30 qershor ka raportuar vetëm 17 për qind të buxhetit të shpenzuar për investime kapitale.

Kampione në realizimin e shpenzimeve kapitale gjatë kësaj periudhe del të jetë Komuna e Skenderajt me 66 për qind të mjeteve të planifikuara dhe Prizreni me 51 për qind,

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit