-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Disa pika prej detit të mrekullive shkencore në Kurani Fisnik

Më të lexuarat

Së pari, le të fillojmë me mrekullitë në Kurani Fisnik:

1- Fjala “El-Ejamu” ditët është përmendur 365 herë, edhe viti ka po këtë numër.

2- Dita është përmendur e vetme, vetëm 30 herë, edhe muaji ka po 30 ditë.

3- Hëna është përmendur 12 herë, edhe muajt hënor janë po 12.

4- Besimi është përmendur 25 herë, edhe fjala “kufër” (mohim) gjithashtu është përmendur 25 herë.

5- Fjala muaj është përmendur 12 herë, edhe viti ka 12 muaj.

6- Dynjaja (jeta e kësaj bote) është përmendur 115 herë, edhe bota tjetër është përmendur 115 herë.

7- Engjëjt janë përmendur 88 herë, edhe djalli (shejtani) është përmendur 88 herë.

8- Fjala njerëz është përmendur 50 herë, edhe fjala “el-enbija’ (profetët) shumësi i njëjësit en-nebij (profet), është përmendur 50 herë.

9- Burrat janë përmendur 24 herë, por edhe gratë janë përmendur 24 herë.

10- Jeta është përmendur 145 herë, edhe vdekja është përmendur 145 herë.

11- “El-hasenatu” (veprat e mira) janë përmendur 167 herë, edhe “es-sejiatu” (veprat e këqija) janë përmendur 167 herë.

12- Qiejt janë përmendur 7 herë, aq sa ç’është numri i tyre.

13- Ndëshkimi është përmendur 117 herë, kurse falja është përmendur 234 herë.

O Zoti im, sa e bukur është kjo fe e drejtë, sa madhështor është Libri Yt!

Shkronjat e emrit Allah, janë po ato të fjalës “La ilahe ila – Allah”.

Më i madhi shkrimtar i botës, a do të ishte i aftë të formonte një fjali me të njëjtat shkronja të emrit të Tij dhe të flasë rreth vetes së tij, ashtu siç flet Allahu për Veten e Tij me fjalë elokuente dhe përmbledhëse siç është fjala “La ilahe ila – Allah”.

Në Kuranin Fisnik gjendet diçka shumë e mrekullueshme:

“Të pyesin ty për hënat; thuaju: “Ato….”

“Të pyesin ty për jetimët, thuaju…”

” Të pyesin ty (Muhamed) për të përmuajshmet e femrave. Thuaju: “Ajo është……”

“Të pyesin se ty për verën (të gjitha llojet e pijeve dhe lëndët dehëse) dhe kumarin. Thuaju: “Ato sjellin…. ”

” Të pyesin se çfarë duhet të japin si lëmoshë. Thuaju:”Tepricën!…”

“Ata të pyesin ty (Muhamed) rreth Orës (së Kiametit). Thuaju: “Atë e di vetëm Zoti im.”

Në të gjitha këto vargje (ajete) pas pyetjes vjen folja në formën urdhërore “thuaj, ose thuaju o Muhamed!”. Me përjashtim të vargut të vetëm ku Allahu thotë: “Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua.”

Ai nuk ka thënë: Thuaju, Unë jam afër, që do të thotë se nuk ka ndërmjetësim në lutje.

Allahu i Madhërishëm në sure El – Hadid thotë: “Ne e zbritëm hekurin, në të cilin ka (material për) luftë të fuqishme dhe dobi (të tjera) për njerëzit… ”

Ka thënë: “Ne e zbritëm” dhe jo: “Ne e krijuam…!”

Shkencëtarët thonë se hekuri nuk është formuar nga brendësi e tokës si shumica e mineraleve të tjerë, por ai ka zbritur nga qielli gjatë formimit të tokës. Gjithashtu, hekuri nuk është formuar, madje as nga brenda sistemit tonë diellor, por jashtë tij…

Formimi i hekurit kërkon një energji e cila nuk gjendet në tokë dhe as në sistemin diellor…!!

Na mjafton të dimë se bashkimi bërthamor i nevojshëm për formimin e atomeve të hekurit kërkon një temperaturë e cila vlerësohet me 5 bilion gradë celsius…!

Kjo nxehtësi nuk gjendet, madje as tek dielli, ku temperatura e sipërfaqes së tij arrin 6000 gradë kurse qendra e tij 1 milion gradë…!

Pesha atomike e hekurit arrin në 57, gjithashtu kjo sure (El-Hadid) në Kuran, renditet e 57. Numri atomik i hekurit është 26, gjithashtu edhe numri i ajeteve të kësaj sure është 26.

Kjo nuk është një rastësi!

Bërthama e tokës është e formuar nga hekuri.

Prezenca e lartë e përqindjes së hekurit në të, i jep rruzullit tokësor fushë magnetike, e cila e ruan shtresën e tij atmosferike dhe mbron atë nga rrezet ultravjollcë të përhapura nga dielli! Sikur mos të ishte ai (hekuri), nuk do të kishte jetë mbi sipërfaqen e tokës!

Renditja e sure El-Hadid është e 57, kurse suret e Kuranit janë 114!

Dr. Zeglul En-Nexhar

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit