-2.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Humba celularin, por gjeta zemrën time!

Më të lexuarat

Në ditët e shkuara kam udhëtuar në Indonezi e cila shquhet për bukurinë dhe natyrën e pastërt. Kur mbërrita në Xhakarte humba celularin i cili ishte i kushtueshëm, shumë i domosdoshëm për komunikimin tim me të afërmit, shokët dhe mbarëvajtjen e disa punëve dhe përgjegjësitë e mia. Më shumë u mërzita për faktin se në celular kisha informacione të rëndësishme. Por, shyqyr Zotit, u ndjeva i qetë dhe i sigurte se mbrapa kësaj ndodhie fshihen urtësi të shumta. Menjëherë mblodha veten, dhe iu luta Allahut që të ma kompensojë këtë humbje me diçka më të mirë.

Kalova plotë dhjetë ditë pa iu përgjigjur telefonatave, pa lexuar mesazhet në “watsApp” dhe rrjetet e tjera sociale, me qëllim që ta provojë se si kalohet jeta pa celular. Në të vërtetë, jetova një periudhë qetësie të cilën e konsiderojë si periudhën më të kënaqshme që kam kaluar. Sepse, shikimi im u bashkua me meditimin rreth fakteve të krijimit, gjuha dhe zemra ime iu përkushtuan më shumë përkujtimit dhe adhurimit të Zotit. Mësova se mjetet e komunikimit bashkëkohor, krahas disa anëve të mira, janë bërë shkak për shumë sëmundje, për neglizhimin e adhurim eveniment , për shkëputjen e marrëdhënieve me njerëzit, fëmijët dhe shokët tanë, dhe për preokupimin me gjëra jo të rëndësishme. Mësova se kënaqësia e jetës është atëherë kur zemra lidhet me Krijuesin. Ky është modeli i të jetuarit të cilin Allahu e përzgjodhi për të Dërguarit e tij. Kjo është jeta të cilën njeriu e lidh ngushtë me besimin në Zot.

Pas këtij udhëtimi morra vendimin e prerë se do ta reduktojë përdorimin e celularit në 70%. Por që të arrij këtë duhet:

1-Dalja prej rrjeteve sociale ku disa studentët, shokët dhe të afërmit e mi më kanë regjistruar. Për këtë u kërkojë ndjesë.

2- Do t’i përgjigjem vetëm se telefonatave të rëndësishme, sepse njeriu kur është në shtëpi nuk është i detyruar tu japë leje kujtdo trokuesi. Atëherë si është puna me celularin i cili e ndjek njeriun në çdo vend, gjendje dhe kohë?!!

3-Frekuentimi dhe përdorimi i programeve të tjera sociale në kohë të kufizuara gjatë ditës. Lundrimi në këto rrjete sociale të merr një pjesë të mirë të kohës tënde, veçanërisht kur mesazhet e anëtarëve të tyre na vijnë si një rrebesh shiu.

Falënderimi i takon Zotit, i Cili bëri shkak që celulari të më humbiste, por ma kompensoi me zemrën time. Pas çdo gjejë që ndodh qoftë e mirë apo e keqe, Allahu fsheh urtësi të shumta.

Ashtu siç tha Jusufi pas gjithë atyre sprovave:

“Vërtet, Zoti im bën lehtësi kujt të dojë;A është i Gjithëdijshemi dhe i Urti! ” (Surja Jusuf, 100).

Falenderimi i takon Allahut, i Cili, në të gjitha çështjet e besimtarin, ka dhuruar mirësi.

Prof.Dr.Taha Abedini

Profesor i lëndës së Tefsirit në Universitetin e “Umul Kura”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit