“Turqia do të vazhdojë ta mbështesë edhe në periudhën e ardhshme procesin e pajtimit të brendshëm në Palestinë, proces i cili ka rëndësi jetike për arritjen e zgjidhjes me dy shtete”
ANKARA (AA) – Ministria turke e Punëve të Jashtme të Turqisë njofton se Turqia do të vazhdojë t’i mbështesë përpjekjet për procesin e pajtimit të brendshëm në Palestinë dhe për sigurimin e paqes dhe të stabilitetit të përhershëm në Lindjen e Mesme, transeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga MPJ e Turqisë thuhet se mirëpriten zhvillimet e procesit të sigurimit të unitetit mes palestinezëve si dhe në kuadër të kësaj mirëpritet mbledhja e Këshillit të Ministrave e Qeverisë së Palestinës në Gaza më 3 tetor.
“Turqia do të vazhdojë ta mbështesë edhe në periudhën e ardhshme përpjekjet për rezultate sa më të shpejta të procesit të pajtimit të brendshëm në Palestinë, proces i cili ka rëndësi jetike për arritjen e zgjidhjes me dy shtete, që Turqia e sheh si thelbësore për sigurimin e paqes dhe të stabilitetit të përhershëm në Lindjen e Mesme”, thuhet në njoftim.