Pas Liverpoolit, edhe gjiganti tjetër britanik, Manchester United, ia ka mësyrë Xherdan Shaqirit. Uebfaqja angleze caughtoffside.com njofton se ‘Djajtë e Kuq’ janë të gatshëm t’i shpenzojnë 20 milionë euro për mesfushorin kosovar.
Gjithnjë sipas kësaj uebfaqeje, menaxheri i ri David Moyes është duke u munduar ta ndërtojë një ekip afatgjatë me lojtarë të rinj dhe e sheh 21 vjeçarin si përforcim ideal për repartin ofanziv të ekipit nga Old Traffordi.
Të njëjtën shifër e kishin ofruar ditë më parë edhe Reds, por gjiganti bavarez është i vendosur ta mbajë në Allianz Arena përfaqësuesin zviceran. Siç dihet, në Manchester United luan edhe futbollisti tjetër kosovar, Adnan Januzaj.kohaislame