3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

E tmerrshme, Kroacia pranon martesën mes gjinisë së njëjtë?

Më të lexuarat

Kroacia planifikon të njohë martesat e personave të gjinisë së njëjtë, ka thënë kryeministri i këtij vendi Zoran Milanoviq, duke rritur mbrojtjen ligjore për çiftet homoseksuale.

“Ne po flasim për partneritete të regjistruara, që është një lloj standardi më i lartë nga ai që kemi tani,” iu tha Milanoviq gazetarëve.

Përmirësimi i pozitës juridike të çifteve homoseksuale ishte një nga premtimet e bëra nga Partia Social Demokratike e tij gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare.

“Ky ishte programi ynë. Unë shpresoj se njerëzit e Kroacisë e pranojnëë atë. Është thjesht një formë e ndjeshmërisë sociale dhe mirësjelljes si dhe zgjerimin e lirisë, “tha Milanoviq.

Opozita konservatore Bashkimi Demokratik Kroat kundërshton fuqishëm planin./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit