I ftuar në emisionin “Opinion” Imami Elvis Naçi është shprehur se deklaratat e tij, të cilat kanë bërë xhiron e rrjetit kohët e fundit, janë keqinterpretuar. Naçi shprehet se ligjërata e plotë përmban edhe këshilla për burrat, por videot që qarkullojnë në rrjet janë shkëputur nga konteksti.
Më tej Naçi është shprehur se merr vazhdimisht ankesa nga partnerët pasi lidhja e tyre po bëhet monotone, dhe kjo sipas tij vjen edhe nga mosmbajtja e paraqitjes së grave.
Imama Elvis Naçi: Mundohuni maksimalisht me vizion, me besnikëri, me kuptim, me këndvështrim të krijoni një perofmancë të shpirtit, zemrës dhe trupit, që i shërbejnë njëri-tjetrit.
Blendi Fevziu: Unë femrat vetëm të mbajtura i shikoj
Imamai Elvis Naçi: Po i shikon tek Opinioni ti, kurse unë kam shkruar aty edhe disa gjëra të tjera, që të mos bëhemi të bukur jashtë familjes dhe kur vijmë tek bashkëshorti të mos mbahemi. Kjo ha debat, nuk po them që kam të drejtë.
Aty është dhe pak ironike dhe pak me shaka. Kam thënë me shaka që kur shkojnë në dasmë rrinë 4 orë tek floktorja por në perditshmeri jo. Ndaj sa të kemi mundësi ta transmetojmë këtë edhe tek familja. /Opinion.al/