Sekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, ka marr vendim për t’u shkurtuar orarin punonjësve që agjërojnë Ramazanin.
Vendimi i Nagip Skenderit, nuk zgjati shumë, meqë u anulua pas vetëm 24 orëve.
Siç nehet e ditur, njoftimi për këtë shkurtim, punëtorëve u shkoi përmes sms-ve.
Agjëruesve u ishte ofruar mundësia që orarin ta nisin në ora 9:00, ose ta mbarojnë orarin në një orë më herët, në ora 15:00.
Burime të gazetës kohaditore kanë bërë të ditur se vendimi i Nagip Skenderit, i cili edhe vetë është duke agjëruar ramazanin, e ka revoltuar, kreun e ministrisë, Enver Hoxhaj, i cili nuk ishte konsultuar fare për këtë vendim dhe si pasojë Hoxhaj kishte kërkuar sqarim nga sekretari. /kohaislame