-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Si të aktivizoni ose çaktivizoni tab-et e reja në Gmail

Më të lexuarat

Gmail sapo ka lançuar një karakteristikë të re, një prej më të mirave ndër vite: tab-et në inbox. (Faktikisht, kjo veçori është prezantuar në maj, por tani ka filluar të shpërndahet për përdoruesit.)

Përmes tab-eve, Gmail arrin të organizojë lloje të ndryshme mesazhesh, duke e bërë më të lehtë punën tuaj e duke ju orientuar më mirë kur kontrolloni e-mailet.

Për shembull, të gjitha njoftimet që ju vijnë nga mediat sociale (Facebook, LinkedIn, Twitter, etj.) do të renditen në Social tab, ndërsa ofertat për Groupon, LivingSocial, dhe reklamues të tjerë do t’i gjeni tek Promos.

Nëse nuk i keni parë ende tab-et kur hyni në Gmail (përmes shfletuesit tuaj ueb), ose dëshironi të ndryshoni opsionet, veproni kështu:

1. Në cepin e djathtë të ndërfaqes së Gmail-it, gjeni dhe klikoni ikonën e vogël të ingranazhit (Settings).

2. Klikoni Configure inbox.

3. Tani keni mundësi të zgjidhni mes pesë tab-eve të disponueshme që dëshironi të aktivizoni – ose çaktivizoni. Mund t’i përzgjidhni të pesta nëse ju nevojiten. Nëse nuk jeni të sigurt se për çfarë shërben secila prej tyre, vendoseni mouse-in sipër secilës prej tyre dhe Gmail do t’ju shfaqë shembuj të personalizuar (bazuar në inbox-in tuaj) duke ju treguar se cilat mesazhe do të renditen atje.

4. Pasi të keni përfunduar përzgjedhjet, klikoni Save.

Nëse i keni të aktivizuara tab-et, mjafton të klikoni në shenjën plus që gjendet në të djathtë të tab-it të fundit për të aksesuar të njëjtat opsione.

Për momentin Gmail nuk ofron ndonjë mënyrë për të personalizuar tab-et apo për të shtuar të reja. Gjithashtu, mos harroni se nëse aktivizoni ndërfaqen me tab-e, nuk do të shihni inbox-in në formën e vjetër. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit