-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Gjykimi i puçistëve në Turqi, burg i përjetshëm për 6 ish-ushtarë

Më të lexuarat

Procesi gjyqësor ndaj 13 ushtarëve të akuzuar ka përfunduar sot me shpalljen e verdiktit. Shtatë të dyshuar të cilët mbroheshin në liri, u liruan nga çdo akuzë

STAMBOLL (AA) – Gjykata Penale e Stambollit dënoi me burgim të përjetshëm gjashtë ish-ushtarakë të cilët ishin pjesëmarrës në përpjekjen e përgjakshme për grusht shteti në Turqi nga organizata terroriste FETO më 15 korrik 2016, pasi kishin tentuar të pushtojnë ndërtesën e Turk Telekomit, raporton Anadolu Agency (AA).

Procesi gjyqësor ndaj 13 ushtarëve të akuzuar ka përfunduar sot me shpalljen e verdiktit. Shtatë të dyshuar të cilët mbroheshin në liri, u liruan nga çdo akuzë.

Pjesa e mbetur e ish-ushtarëve të cilët mbaheshin në paraburgim morën dënime me burg të përjetshëm. Gjykata e lartpërmendur, me akuzën për tentativë të shkeljes së rendit kushtetues të Turqisë shqiptoi dënime më të ashpra për ish- kolonelin Nurullah Zeki Atmaci dhe nënkolonelin Biroll Keskinkilic. Masat e ashpra parashohin që të dënuarit të vuajnë burgun në institucionet me masa të larta sigurie pa një mundësi për falje.

Burg i përjetshëm u është shqiptuar ish-kolonelit Xhem Doygun, si dhe nënoficerëve Mehmet Mustafa Çelik, Serdar Uzel dhe Murat Karatas.

Gjashtë të dënuarit u gjykuan sipas aktakuzës e cila i ngarkonte për tentativë për përmbysje të qeverisë së Turqisë dhe pjesëmarrje në një organizatë terroriste.

Ky është procesi i dytë gjyqësor në gjykatën e Stambollit lidhur me tentativën për grusht shteti të cilin e kreu organizata terroriste FETO.

Më herët përfundoi procesi për tentativë për të pushtuar ndërtesën e Prefekturës së Stambollit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit