Pala serbe po i shmanget diskutimeve me palën kosovare për shpërbërjen e strukturave paralele në veri të vendit. Kështu ka deklaruar për gazetën “Zëri” zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri.
Tahiri gjatë një bisede të shkurtë për “Zëri”, ka deklaruar po ashtu se zyrtarët shtetërorë të Kosovës, të cilët janë duke i drejtuar negociatat në Bruksel, kanë kërkuar nga zyrtarët e Bashkimit Evropian që kjo çështje të trajtohet të mërkurën.
Tahiri, e cila e drejton delegacionin kosovar gjatë bisedimeve për zbatimin e marrëveshjes në Bruksel,e ku të martën është diskutuar për çështjen e sigurisë, ka bërë të ditur se deri në mesditë pala serbe nuk e ka dorëzuar listën me emrat e qytetarëve serbë që do të përfitojnë nga amnistia dhe që do të integrohen në Policinë e Kosovës.
Nëse serbët nuk e dorëzojnë këtë listë, atëherë Kosova do të kërkojë ndihmë nga BE-ja.kohaislame