SHBA-ja dhe Rusia do të zhvillojnë këtë javë në Evropë stërvitjet e përbashkëta ushtarake “Atlas Vision-2013”, në të cilat do të përfshihen forcat tokësore.
Për këtë njoftuan në shërbimin për shtyp të komandanës së Ushtrisë të SHBA-së në Evropë.
Stërvitjet do të përbëhen nga dy pjesë. Pjesa e parë parashikon zhvillimin e stërvitjeve të komandave dhe shtabeve në nivel batalioni. E dyta – stërvitjet e drejtpërdrejta në terren në nivel toge.
Qëllimi i stërvitjeve – praktikimi i bashkëveprimit të divizioneve të dy vendeve që marrin pjesë në operacionet paqeruajtëse nën patronazhin e OKB-së. Manovrat ushtarake në fjalë do të mbahen në Gjermani nga 18 deri më 22 korrik.