18.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Tensione në mbledhjen e këshillit bashkiak të Shkodrës, këshilltari Lici: mua as Zoti s´ma ndal fjalën, jo më…(video)

Më të lexuarat

Tensione në mbledhjen e këshillit bashkiak të Shkodrës. Shkak është bërë ndërhyrja e kryebashkiakes Voltana Ademi për të mos i dhënë fjalën këshilltarit Mustafa Lici, ndërsa ia ka kaluar atë Luigj Milës, përfaqësuesit të një shoqate.

Këshilli po diskutonte mbi sistemet e pikëzimit për programet sociale të strehimit, kur situate u tensionua.

Këshilltari Lici i është drejtuar me tone të ashpra kryebashkiakes Ademi, madje duke e paralajmëruar që të bënte kujdes me të.

“Të jesh e kujdesshme ne. Nuk mundesh të na ndalësh fjalën ne dhe as të mos na respektosh. A more vesh moj, as ti dhe as Zoti s’ja ndal fjalën Mustafa Licit. Nuk mund të bësh ti si të duash, a more vesh. Të kesh kujdes me mua”, i është drejtuar me zë të lartë këshilltari Lici kryetares së bashkisë.

Përballë kësaj situate, kryetari i këshillit, Xhemal Bushati, ndërpreu mbledhjen duke kërkuar 5 minuta pushim.
Kryebashkiakja vazhdon të jetë në sallë ndërsa këshilltarët ndodhen jashtë sallës dhe pritet që pas 5 minutash mbledhja të rifillojë. /tesheshi.com/

https://www.facebook.com/shkodra.newsOnline/videos/1584957141564563/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit