20.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Turqi, nënë e bijë refugjate lindin në të njëjtën kohë: u vendosin foshnjave emrat Rexhep dhe Taip

Më të lexuarat

Një nënë turkmene dhe vajza e saj lindën në të njëjtën kohë në provincën qendrore Konya të Turqisë, pasi të dyjat mbetën shtatzënë në të njëjtën javë.

Mjekët deklaruan se ndërhyrjet cezariane të kryera mbi ato, ishin njëkohësisht të parat në botë.

Nëna 42-vjeçare Fatma Birinci dhe vajza e saj 21-vjeçare Ğade Birinci, të cilat u larguan drejt Turqisë tre vjet më parë për shkak të luftës civile në Siri, ndanë eksperiencën e tyre të përbashkët gjatë shtatëzënive dhe mësuan edhe gjininë e foshnjave në të njëjtën kohë.

Pas lindjes së dy foshnjave të shëndetshme, ekipi i vajzës dhe nënës së saj u përgëzua personalisht nga ministri i Shëndetësisë Ahmet Demirçan, i cili bëri një vizitë në spital.

Obstetri dhe gjinekologu Dr. Naim Ünsal tha se ishte shumë i befasuar kur pa një nënë dhe një bijë të lindnin në të njëjtën kohë.

“Statistikisht, ky është një shans shumë i ulët. Lirisht mund të thuhet një në një milion”, tha Ünsa.

Duke dhënë më shumë informacione rreth dy lindjeve, mjeku tha se Fatma Binici vizitoi vajzën e saj, Ğade para operacionit për t´a mbëshetur dhe për t’i dhënë përkrahje, edhe pse ajo vetë po përjetonte kontraksionet e dhimbjes.

“Jam bërë një nënë dhe gjyshe në të njëjtën kohë,” tha Fatma Binici, duke shtuar se ajo ishte shumë e lumtur.

Nëna dhe vajza emëruan fëmijët e tyre Rexhep dhe Tayip, referuar emrit të presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Ato thanë se i ishin mirënjohëse që Turqia kishte mirëpritur familjet e tyre pas shpërthimit të luftës në Siri. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit