Teknologjia e hedhjes së municioneve elektromagnetike, që gjendet ende në nivelin e Ar-Ge (Kërkim-Zhvillimit) në botë, zhvillohet në Turqi.
TUFAN, që mund të bëjë hedhjen (linçimin) me anë të fuqisë shtytëse të valës elektromagnetike, godet në shënjestër me një shpejtësi 6 herë më të shpejtë se zëri.
TUFAN, sistemi i artilerisë elektromagnetike, i prodhuar nga kompania e njohur turke në fushën e industrisë së mbrojtjes, ASELSAN, është në fazën e testimit.
Ky sistem siguron një avantazh më të madh në krahasim me sistemet e lançimit me presion konvencional shpërthim-gaz.
Ndërkohë që trajektorja ngrihet më lart, për shkak se fërkimi është më i kufizuar, zgjatet edhe jetëgjatësia e sistemit të armës.
Me sistemet aktuale, topi i artilerisë arrin në shënjestër 2,5 herë më shpejt se shpejtësia e zërit.
Me shpejtësinë që arrin TUFAN mund të goditen objektivë të tillë si mjete ajrore e raketa balistike.
Gjithashtu në krahasim me armët konvencionale që përdoren me plasëse kimike, Forcat e Armatosura Turke do të zotërojnë sisteme armësh më efektive.