-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Turqi, reduktohet pushteti i ushtrisë

Më të lexuarat

Parlamenti turk ka ndryshuar kodin qeverisës të ushtrisë, veprim ky që redukton influencën politike të forcave të armatosura të vendit që synon t’i bashkohet BE-së.

Kodi fillestar i jepte ushtrisë përgjegjësinë për ruajtjen e Republikës së Turqisë, një klauzolë kjo e përdorur më parë si justifikim për grushte shteti.

Tani kodi i ri thotë se detyra kryesore e ushtrisë është ruajtja e vendit nga kërcënimet e jashtme. Ushtria prej kohësh është deklaruar si një mbrojtëse e Turqisë laike dhe ka organizuar tre grushte shteti mes viteve 1960-1980.

Por ajo ka edhe shumë histori tensionesh me Partinë pro-islamike për Drejtësi dhe Zhvillim të kryeministrit Recep Tayip Erdogan.

Që kur erdhi në pushtet në vitin 2003, Erdogan ka reduktuar kompetencat e gjeneralëve përmes një seri reformash. Ai gjithashtu ka dërguar për gjykim qindra oficerë, përfshirë disa komandantë, për shkak se ishin të përfshirë në grushte shteti ndaj qeverisë.

Kodi i ndryshuar tani ripërcakton përgjegjësinë e ushtrisë duke i dhënë asaj rolin e “mbrojtëses së kombit turk nga kërcënimet dhe rreziqet e jashtme, si dhe të ruajtjes dhe përforcimit të pushtetit ushtarak për të garantuar sigurinë”.

Partia e kryeministrit, AKP, e propozoi këtë ndryshim pas valës së protestave anti-qeveritare që shpërthyen në qershor, fillimisht me pretekstin e mbrojtjes së një parku.

/tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit