-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Adami, njeriu që kryen 700 rrotullime rreth Qabesë së Shenjtë çdo muaj

Më të lexuarat

Adam Al-Hawwash është një shtetas saudit i moshës së mesme, i cili thotë se kryen rreth 700 tavafe (rrotullime) rreth Qabes së Shenjtë për çdo muaj.

Ai shtyn një karrocë kryesisht për personat e sëmurë, me aftësi të kufizuara dhe të moshuar. Pelegrinë të tillë, të cilët nuk kanë mundësi të kryejnë tavafin e tyre vetë, paguajnë shërbimet e njerëzve si Al Hawwash.

Edhe këtë vit gjatë sezonit të Haxhit, Al Hawwash vuri në dispozicion karrocën e tij për pelegrinët që donin të bënin 7 tavafe rreth Qabes së Shenjtë. Këtë muaj, ai ofroi shërbime për rreth 100 pelegrinë. Kjo do të thotë se ai ka kryer 700 tavafe rreth Qabes së Shenjtë. Fatkeqësisht, ai nuk kishte kohë të mjaftueshme për të menduar për haxhin e tij.

Ai tregon se gjendja e tij e dobët financiare nuk i kishte dhënë mundësinë që të kryejë Haxhin. Kufizimet financiare dhe përgjegjësia e familjes mbi supet e tij nuk e lejuan që ai të plotësonte shtyllën e pestë të Islamit. Ai duhet të punojë shumë për të plotësuar nevojat e familjes.

Al Hawwash ka ofruar shërbimin me karrocë për haxhinjtë për shumë vite. Ai filloi këtë punë para shumë vitesh me rekomandimin e nënës së tij. Ishte nëna e tij që e udhëzoi për këtë punë. Ai është me të vërtetë një bir i respektuar. Ai zbuloi se para se të shkon në punë, gjithnjë puth ballin e nënës së tij.

Puna e Al Hawwashit nuk është aspak e lehtë, tavafi është një proces i vështirë sidomos kur duhet t’i mbani ose shtyni dikë . Duke përshkruar peshën e rëndë të punës së tij, ai thotë se duhet të përballojë dhimbje të këmbëve dhe të shpinës, që e detyrojnë atë të lidhë një korse rreth belit për t’i zvogëluar ato.

Puna e tij është e vështirë dhe e lodhshme, por mungesa e financave e kanë detyruar atë që të kryejë këtë punë. Ai fiton mirë përmes ofrimit të shërbimeve të tij. Ai fiton 100 SR për person. Dhe duke qenë se ai ka mbajtur 100 persona këtë muaj, i bie se ai ka fituar rreth 10,000 SR! Haxhi dhe muaji i Ramazanit janë koha kur ai ka pikun e punës, andaj këto dy muaj i mundësojnë atij të fitojë mirë dhe të kursejë për të ardhmen. Gjatë këtyre viteve, ai ka fituar përvojë në shtyrjen e karrocës.

Ai thotë se është një punë që kërkon të përdorësh taktika, të respektosh orët e pikut dhe të shpërndash punën në mënyrë proporcionale gjatë ditës, në mënyrë që të mos lodhesh dhe sëmuresh. Shëndeti është një faktor i domosdoshëm për këtë punë.

Al Hawash thotë se ai ha shumë hurma dhe banane. Këto dy ushqime ishin burimi i tij i energjisë. Ky person zemërmirë gjithashtu i udhëzon klientët e tij me lutjet që Profeti Muhamed e kishte traditë t’i thoshte gjatë kryerjes së tavafit. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit