Si pasojë e sulmeve në rajonin jokonfliktual të Idlibit që është nën kontrollin e opozitarëve në Siri, kanë vdekur 13 persona, shumica gra e fëmijë.
Si pasojë e sulmeve në rajonin jokonfliktual të Idlibit që është nën kontrollin e opozitarëve në Siri, kanë vdekur 13 persona, shumica gra e fëmijë.
Në qytetet, përgjatë gjithë natës vazhdoi bombardimi i ngjeshur ajror.
Gjatë sulmeve u mor nën shënjestër edhe urgjenca e Spitalit Rahme që u godit javën e shkuar, duke e bërë atë të papërdorshëm.
Në Idlib, në bombardimet e Rusisë dhe regjimit të Esadit që nga data 19 shtator e deri më sot kanë vdekur të paktën 83 civilë.
Nga ana tjetër, Kombet e Bashkuara dënuan sulmet e kohëve të fundit që kanë goditur spitalet dhe institucionet e ndihmave humanitare.
Organizata ka bërë thirrje që të kalohet në veprim për mbrojtjen e civilëve dhe qendrave mjekësore nga sulmet në fjalë.