0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

VIDEO Torturat dhe “ushqyerja” e dhunshme në Guantanamo

Më të lexuarat

Një video e lansuar kohëve të fundit, demonstron se si në Guantanamo, të burgosurit detyrohen përmes forcës brutale të ushqehen me metoda ç’njerëzore.

Artisti amerikan, Yasin Bey u paraqit vullnetar për t’iu nënshtruar procedurës për ushqim të dhunshëm që përdoret në Guantanamo, procedurat dhe filmi janë sqaruar nga Organizata për të Drejtat e Njeriut (Reprieve) dhe është publikuar nga Guardian të hënën.

Më tepër se 130 nga 166 të burgosur në Guantanamo janë në muajin e pestë të grevës së urisë duke protestuar kundër kushteve dhe trajtimeve që ju bëhen.

Zyrtar amerikan pohojnë se në burg po përdoren taktika vazhdimisht e më brutale për të ndërprerë grevën.
Ushqyerja e dhunshme supozohet të bëhet me qëllim që të parandalojë vdekjen e grevistëve.
Por organizatat për të drejtat e njeriut thonë se ky trajtim është torturë.
Fotografi të fundit të dala nga Guantanamo tregojnë të burgosur të cilët janë të lidhur për karrike metalike të lidhur me zingjir metalik dhe duke i ushqyer përmes tubave plastik përmes hundës.

Administrata e Obamës refuzoi që të ndërprehet kjo praktikë qoftë edhe për muajin e shenjtë të Ramazanit.
Të gjitha organizatat për të drejtat e njeriut në botë e kanë dënuar SHBA-në për burgun dhe trajtimin dhe në dështimin kryesor për të mbyllur përgjithmonë këtë burg, përfshi këtu edhe Këshillin e të Drejtave të njeriut të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Të burgosurit këtu mbahen kundër çdo të drejte ndërkombëtare duke shkelur të gjitha kartat dhe marrëveshjet ndërkombëtare që nga ato themelore të të drejtave të njeriut, ato të luftës dhe të trajtimit të të burgosurve apo robërve të luftës. Ata janë aty që 12 vite dhe vazhdojnë të mbahen e të torturohen pa gjyq dhe pa akuzë të ndërtuar nga ndonjë prokuror apo shtet.

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/z6ACE-BBPRs?rel=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen]
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit