Një tjetër tërmet goditi të shtunën Mexico City-n, duke shkaktuar lëkundje të shumë ndërtesave, ku si pasojë shumë njerëz vrapuan në rrugë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Lëkundjet ishin shumë më të dobëta nga tërmeti me magnitudë 7,1 të shkallës Rihter i cili goditi Meksikën të martën, duke lënë të vrarë të paktën 295 njerëz në të gjithë vendin dhe i cili ka shkatërruar shumë ndërtesa në kryeqytet.
Tërmeti i sotëm, sipas Departamentit Gjeologjik të SHBA-së, ishte 6.2 ballë sipas Rihterit me epiqendër në shtetin jugor meksikan Oaxaca.
Për momentin, nuk ka raportime për viktima apo dëme të tjera materiale.