Sipas një studimi më të fundit në SHBA, leximi, shkrimi dhe aktivitetet e tjera mendore, të cilat e nxisin trurin për aktivitet dhe analizë, janë të dobishme dhe ruajnë kujtesën në pleqëri.
Këtij studimi iu nënshtruan 294 persona, tek të cilët vlerësohej kujtesa dhe mënyra e të menduarit çdo vit. Ata pyeteshin lidhur me aktivitetet mendore dhe shkrimi që nga vegjëlia dhe deri moshën aktuale.
Studimi tregoi se kujtesa tek ata që ishin marrë me aktivitete mendore, ishte 48 % më e fortë, krahasuar me ata që nuk merreshin me aktivitete mendore. /ao/kohaislame