22 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Shpërthim në bastionin Hizbullahut në Bejrut

Më të lexuarat

LIBAN

Një makinë bombë që shpërtheu sot në rrethinat jugore të Bejrutit la të paktën 37 njerëz të plagosur. Bejruti është një bastion i militantëve shiit të Hizbullahut, grup i cili po kontribuon në shtimin e gjakderdhjes në Sirinë fqinje.
Sipas raporteve zyrtare, nuk ka viktima por vetëm të plagosur.
Televizioni Al-Manar, i cili i takon Hizbullahut – tha se shpërthimi ishte shkaktuar nga një makinë bombë në një parking.
Shpërthimi vjen në mes të tensioneve në rritje, pas ndërhyrjes së Hizbullahut në konfliktin sirian.
Militantët e këtij grupi kanë luftuar përkrah forcave besnike të regjimit të Bashar al-Asad kundër çlirimtarëve, shumica e të cilëve janë myslimanë sunit.
Të paktën 100.000 njerëz – shumica civilë – janë vrarë në konfliktin sirian, i cili shpërtheu në mars 2011./mesazhi&kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit