11.2 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Vazhdon të rritet fluksi i studentëve të huaj në Turqi

Më të lexuarat

106 mijë e 550 studentë të huaj nga 163 vende të ndryshme të botës kanë aplikuar për vitin e ri akademik, për të ndjekur studimet e larta në Turqi përmes programit “Bursat e Turqisë” të Kryesisë për Turqit Jashtë Atdheut dhe Komunitetet e Afrishme (YTB).

Në mesin e studentëve të huaj që kanë aplikuar për të studiuar me bursë në fazën e parë bursën e kanë fituar 2 mijë e 717 aplikues.

Nxënësit vijnë nga të katër anët e botës dhe presin të fillojnë karrierën e tyre akademike në universitet e ndryshme të Turqisë. Në aeroport studentët e huaj i presin specialistët e YTB-së, të cilët më pas i vendosin ata në konviktet, ku do të qëndrojnë gjatë kohës së studimit.

Bursat turke jepen me qëllim për ta kthyer Turqinë në një “qendër arsimi” të pranuar në botë dhe u sigurojnë studentëve të huaj mundësinë për të ndjekur studimet e larta në Turqi me bursë studimi të lartë, e cila sigurohet me fonde publike.

Përafërsisht 5 mijë studentë ndërkombëtarë nga shumë vende të botës çdo vit përfitojnë nga këto bursa, interesimi ndaj të cilave vjen duke u rritur në shkallë të konsiderueshme. Në qoftë se në vitin 2013 aplikuan për bursa studimi turke 55 mijë e 181 studentë nga 165 vende, për vitin e sivjetmë akademik (2017-2018) numri i aplikimeve arriti në 106 mijë e 550 nga 163 vende të ndryshme.

Numri i studentëve të huaj që ndjekin arsimin e lartë në Turqi është përafërsisht 16 mijë. Po t’u shtojmë këtyre edhe studentët e tjerë të huaj që vijnë me mundësitë e tyre, numri i tejkalon të 100 mijët. Gjithashtu në vitin 2016 YTB-ja dha bursa studimi në Turqi edhe për 1 mijë e 425 sirianë.

Nga bursat turke mund të përfitojnë vetëm shtetasit e huaj dhe aplikimi bëhet çdo vit përmes internetit në periudha të caktuara.

Nxënësit që fusin në sistem dokumentet dhe informacionin e nevojshëm dhe arrijnë të kalojnë fazës e parë të vlerësimit ftohen në intervista, të cilat zhvillohet në rreth 100 pika, adresa në botë. Kandidatët vlerësohen nga një komision i formuar nga akademikë dhe specialistë të YTB-së dhe ata që dalin të suksesshëm fitojnë të drejtën për të marrë bursë studimi në Turqi. Kandidatët që vijnë në Turqi, vitin e parë mësojnë gjuhën turke, dhe pas mbarimit të kursit të gjuhës sistemohen në universitete, sipas preferencave të tyre lidhur me degët.

Bursat e Turqisë jepet për nivelet e studimit bachelor, master,doktoraturë dhe kërkime shkencore dhe përfshijnë nevojat e studentëve për strehim dhe ushqim si dhe shpenzimet ditore (para xhepi). Studentëve që marrin një bursë të tillë u paguhen edhe kontributet për kujdesin shëndetësor për sa kohë që ata do të qëndrojnë në Turqi.

Gjithashtu YTB-ja u paguan studentëve edhe biletat e udhëtimit me aeroplan për në Turqi, konkretisht biletën e ardhjes për herë të parë, dhe atë të kthimit në atdhe pas diplomimit.

Ndërsa komunikimi ndërmjet të diplomuarve që janë kthyer në vendet e tyre pasi kanë përfunduar me bursë turke studimet për bachelor, master dhe doktoraturë realizohet me anë të programit ‘takimet e të diplomuarve”.

Të diplomuarit në Turqi si ‘ambasadorë të zemrës’ krijojnë edhe ura miqësie ndërmjet Turqisë dhe vendeve të tyre dhe numri i tyre sot në 160 vende të botës është rreth 100 mijë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit