0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Peizazhe të trishta njerëzore alla Kosovë ’99: 18 foto që tregojnë tmerrin në Myanmar

Më të lexuarat

Një zhvillim dramatik po ndodh dot në një qoshe të globit. Në Myanmar, autoritetet vendase kanë ndërmarrë një valë vrasjesh, masakrash e dëbimesh ndaj popullsisë myslimane vendase Rohingya.

Janë me qindra të vdekur e me mijra të tjerë në eksod drejt Bangladeshit fqinj, për t’u ikur tmerreve.

Gjithçka ngjan me atë që ndodhi në Kosovë, në dimër-pranverë-verën e vitit 1999. Mjaftojnë pamjet.

Por ka dhe një përkim tjetër. Mjaft të shohet fotoja kryesore, ajo e një çifti Rohingya me një fëmijë në krah, e cila ngjan me atë të një çifti kosovar duke kaluar një lum në kufirin hungarez, në përpejkje për të emigruar në Gjermani, pamje e fiksuar dy vite më parë.

Një vështrim fotografik sjell peizazhet trishtuese të asaj që njihet si kriza më e madhe humanitare për momentin në botë.

Një pjesëtar i Gardës Kufitare të Bangladeshit (BGB) i thotë një vajze Rohingya të mos vijë në anën tjetër të kufirit.
Një burrë mban një plakë të moshuar refugjate, pasi ajo nuk është në gjendje të ecë pas kalimit të kufirit.
Refugjatët mbajnë një grua të vjetër pasi edhe ajo nuk është në gjendje të ecë pas kalimit të kufirit.
Refugjatët Rohingya arrijnë në Bangladesh nëpër mot me shi, por mbahen nga rojet kufitare.
Një djalë Rohingya ecën në ujë pas kalimit të kufirit.
Një djalë Rohingya në qafë mban vëllain e tij ndërsa ecën në baltë.
Fëmijët ulen në baltë gjatë shirave të dendura.
Nën shira të forta.
Mijra refugjatë të Rohingya ikin në këmbë dhe me anije në Bangladesh.
Një vajzë refugjate ulet pranë nënës së saj të lodhur e cila po pushon pas udhëtimit të gjatë.
Një refugjat pi ujë dhe pushon pas një udhëtimi të vështirë përgjatë kufirit.
Refugjatët e sapombërritur Rohingya ulen brenda një strehimore në Kutupalang.
Refugjatët e Rohingya ecin në ujë pasi ikin nga Myanmar me anije.
Një grua Rohingya shikon pasi ndalohen nga pjesëtarët e Gardës Kufitare të Bangladeshit.
Këpucët janë lënë në një rrugë pranë qytetit të Maungdaw.
Ja ç’lënë pas…
Një darkë e improvizuar pranë Gundumit.
Refugjatët Rohingya mbajnë fëmijën e tyre ndërsa ecin nëpër ujë.

Përgatiti Jeton Zenuni – /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit