Bill Clinton ka kritikuar Baracka Obamën për qasje të matur ndaj krizës siriane duke përkujtuar se dikur ai kishte marrë vendimin që Amerika të intervenojë në Bosnjë e në Kosovë
Clinton në një takim të mbyllur për medie, por që sajti Politiko e mori fjalimin e tij, ka thënë se zgjedhësit amerikanë e votojnë kryetarin “që fiton”.
“Obama ose cilido kryetar tjetër, do të bëhej krejtësisht budalla nëse i kushton shumë vëmendje hulumtimit të opinionit publik dhe për këtë arsye të reagojë me maturi”, ka thënë ish- kryetari duke u përgjigjur rreth anketeve sipas të cilave amerikanët nuk dëshirojnë që vendi i tyre të përfshihet në konfliktin në Siri.
Në këtë konflikt deri më tash janë vrarë mbi 100 mijë veta./bs/kohaislame