-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

A e dini përse nuk mbërthehet pulla e fundit e xhaketës?

Më të lexuarat

Edhe pse ky trend në shikim të parë mund të duket jo i rëndomtë, ai në fakt është rregull praktik dhe duhet respektuar.

 

Duhet patjetër të kthehemi prapa në të kaluarën, madje në vitin 1901. Atëbotë në Britani ka sunduar Mbreti Edward VII dhe ai ka sunduar deri në vitin 1910.

Kur ai sapo u bë princ i Uellsit, rrobat moderne u bënë të popullarizuara dhe gjithnjë e më shumë zotërinjsh filluan t’i vishnin, transmeton Telegrafi.

Meqenëse Edwardi nuk kishte linjën trupore edhe aq të hollë, ai filloi t’i zbërthente pullat e fundit të xhaketës në mënyrë që ta kishte më lehtë t’i barte rrobat.

Për shkak të respektimit të madh, por edhe nga frika të cilën qytetarët e ndienin ndaj Princit të tyre, përkatësisht Mbretit, ata vendosën ta ndiqnin këtë trend dhe kështu zbërthimi i pullës së fundit në rroba u bë gjë e zakonshme.

 

 

Sot, ky trend është ngulitur aq shumë sa që ka hyrë në rregulloren e veshjeve dhe ai i cili nuk e respekton këtë rregull, menjëherë bëhet burim kryesor i përqeshjeve.

Prandaj, gjithmonë zbërtheni pullën e fundit të xhaketës, sepse me siguri nuk dëshironi të jini personi të cilin do ta përqeshin të gjithë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit