Shtëpia e Bardhë tha se presidenti i rizgjedhur rus Vlladimir Putin ka hequr dorë nga një vizitë e planifikuar gjatë këtij muaji në Shtetet e Bashkuara, për një samit ekonomik dhe për bisedime me presidentin Barak Obama.
Shtëpia e Bardhë tha se Putin i tha përmes teelfonit Obamës se ai ka nevojë për të përfundojë punët rretj krijimit të kabinetit të tij të ri.
Në vend të tij, kryeministri i sapo emëruar i Rusisë Dimitri Medvedev pritet të marrë pjesë në samitin e G8-ës në Kamp Dejvid, të Merilendit më 18 dhe 19 maj.
Administrata Obama e ka ahvendosur takimin e G8-ës në Kamp Dejvid nga vendi më parë i planifikuar në Çikago, pjesërisht për të akomoduar Putinin. Krerët e shteteve të NATO-s mblidhen në Çikago më 20 maj.
Shtëpia e Bardhë tha se Obama dhe Putin kanë rënë dakord të takohen muajin e ardhshëm në margjinat të një takimi tjetër ekonomik./INA/kohaislame