-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Siri – Shkatërrohen sipërfaqet bujqësore

Më të lexuarat

Në Siri vijojnë sulmet e forcave të Esadit kundër popullit.

Forcat e Esadit vijojnë sulmet së bashku me militantët e Hizbullahut.

Pas Kusejrit ata kanë marrë nën kontroll edhe qytezën Buvejda në perëndim të Sirisë.

Forcat e Esadit kanë marrë në shënjestër me raketa Scud ndërsa qyteti Rakka nën kontrollin e opozitarëve është sulmuar me bomba.

Komiteti i Koordinimit Lokal të Sirisë, njoftoi se janë shkatërruar dhe dëmtuar shumë shtëpi si pasojë e sulmeve të regjimit të Esadit në Halep.

Komiteti i cili shënoi se forcat e regjimit kanë djegur edhe shumë fusha sipërfaqe bujqësore, njoftoi se me në krye Damaskun, konflikte të përgjakshme po përjetohen në shumë qytete.

Ndërkohë për çlirimin e babait të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Sirisë Fajsal Mikdad, janë lënë të lirë shumë robër.

Opozitarët pasi lanë të lirë babanë e Mikdadit regjimi i Esadit la të lirë një numër të madh civilësh ndër të cilëve kishte edhe gra.

Ndërkohë në kryeqytetin Moskë të Rusisë, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik Ekmeleddin Ihsanollu dha mesazhin: “Jemi të detyruar që të arrijmë një zgjidhje në konferencën e Gjenevës”.

Duke vënë në dukje se ata janë kundër një ndërhyrjeje ushtarake Ihsanollu tha se vijimi i konflikteve në Siri do të krijojë situatën e një Somalie të re./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit