2.3 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Mishrat rrisin rrezikun nga sëmundja e diabetit

Më të lexuarat

Ngrënja e mishrave rrit rrezikun e diabetit të tipit 2 deri në 23 përqind, zbulon hulumtimi i ri.

Njerëzit të cilët konsumojnë sasi më të larta të mishit të kuq ngrisin shanset e tyre për të zhvilluar sëmundjen me 23 përqind mbi ata që hanë sasinë më të ulët, zbuloi një studim, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa ngrënja e shpeshtë e mishit të shpezëve rrit rrezikun e sëmundjes me 15 për qind, shton hulumtimi.

E njëjta gjë nuk është e vërtetë për peshkun apo ushqimet e detit, tregoi studimi.

Mishi i kuq dhe shpendët mendohet të rrisin rrezikun e diabetit të tipit 2, pasi ato përmbajnë heme të përbërë nga hekuri, si dhe kimikate të tjera, të cilat mund të rrisin ndjeshmërinë e një personi ndaj gjendjes së rezistencës ndaj insulinës, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit