-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Pastrojeni mëlçinë me rrush të thatë

Më të lexuarat

Mëlçia është organi i dytë më i madh i trupit të njeriut si dhe është një organ vital që kryen shumë funksione esenciale që lidhen me tretjen, imunitetin, metabolizmin dhe ruajtjen e ushqyesve brenda trupit.

Poashtu ky organ filtron dhe përpunon gjakun që qarkullon brenda trupit prandaj edhe ndryshe quhet edhe “fabrika e gjakut”, sepse puna e saj është të eliminojë toksinat dhe papastërtitë nga gjaku.

Ushqimi i shpejtë është shumë i dëmshëm për organizmin pasi pengon efektivitetin e mëlçisë në pastrimin e helmeve dhe toksinave dhe zvogëlon aftësinë e absorbimit të lëndëve ushqyese, transmeton Klan Kosova.

Do të çuditeni kur të kuptoni se një nga ushqimet më efektive për pastrimin dhe detoksifikimin e mëlçisë është rrushi i thatë.

Për këtë recetë keni nevojë për rrush të thatë organic që duhet të jenë të errët, të zinj, të rrudhosur, jo shumë të butë ose shumë të fortë.

Preferohet që këtë recetë ta përgatisni në mëngjes. Lëreni rrushin e thatë të qëndrojë në ujë të ngrohtë për 15 minuta pastaj shpëlajeni me ujë të rrjedhshëm.

Vendoseni rrushin më pas në një enë dhe derdhni mbi të ujin që ishte zier më parë, dhe tani ftohur në temperaturën e dhomës.

Mbusheni plotësisht enën dhe lërini rrushin e thatë të qëndrojë kështu deri në mëngjesin e ardhshëm.

Pini lëngun dhe hani rrushin e thatë mëngjesin e ardhshëm pasi të zgjoheni.

Më pas shtrihuni në shpinë për dy deri tri orë. Vendoseni kompresa të ngrohta në anën e djathtë të abdomenit tuaj.

Përsëriteni këtë procedurë të paktën një herë në javë për një muaj rresht, pra katër herë në muaj, e dy herë në vit dhe do të mahniteni me rezultatet!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit