5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Turqia do të dërgojë 1 000 ton ndihma për myslimanët e Arakanit

Më të lexuarat

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën njoftoi të enjten se përmes agjencisë TIKA Turqia do të dërgojë në fazën e parë ndihma për 100 000 familje të Arakanit, që janë detyruar të braktisin shtëpitë për shkak të sulmeve.

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) tha se autoriteteve të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) u është dhënë leje për të hyrë në Mianmar, si agjencia e parë e huaj bamirëse dhe në fazën e parë është lejuar dërgimi i 1 mijë ton ndihmave humanitare.

Presidenca bëri një komunikatë me shkrim lidhur me bisedën telefonike që Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri të martën me kryetaren e shtetit të Mianmarit, Aung San Suu Çi.

“Pas bisedës telefonik që Z. President i Republikës së Turqisë pati sot (të martën) me homologen birmane u lejua që autoritet e TIKA-s në Mianmar (Birmani) të hyjnë në rajon si organizata e parë humanitare dhe është lejuar dërgimi në fazën e parë i 1 mijë ton ndihmave”, thotë Kallën duke sqaruar se planifikimi është bërë që dërgimi dhe shpërndarja e ndihmave të realizohet në bashkëpunim me Qeverinë e Arakanit (Rakine) me qëllim dërgimin e këtyre ndihmave në zonat malore të Arakanit, konkretisht në Maungtaw dhe Buthi Taung, ku me qindra familje janë detyruar të lënë shtëpitë dhe fshatrat e tyre për shkak të sulmeve”.

Pakot me ndihma emergjente, që do të shpërndahen në fazën e parë për rohingianët e përhapur në rajonet malore duke ikur nga sulmet që bëhen kundër tyre në Maungtaw dhe Buthi Taung, do të kenë ushqime bazë si: oriz, peshk të tharë dhe rroba, shtoi zëdhënësi Kallën.

Ai vuri në dukje se për shkak të situatës në rajon dhe shqetësimeve lidhur me sigurinë, do të bëjnë përpjekje për transportimin e ndihmave me helikopterë ushtarakë dhe në bashkëpunim me Qeverinë e Arakanit duke filluar që nga nesër (e enjte, 7 shtator).

Duke deklaruar se ndihma e Turqisë nuk do të kufizohet vetëm me këto zëdhënësi i presidencës tha:

“Nevojat urgjente për rohingianët, sidomos ndihmat me ushqime dhe veshje, por edhe ndihmat e tjera si ilaçe dhe materiale të ngjashme mjekësore, do t’u dërgohen rregullisht personave në nevojë në koordinim me qeverinë e Arakanit”.

Duke vënë në dukje se numri i atyre që kanë ikur për shkak të ngjarjeve të fundit dhe janë strehuar në Bangladesh po u afrohet 100-mijëve, Kalin e vijon me këto fjalë komunikatën e tij:

“Një delegacion turk, ku do të jetë edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe drejtori i TIKA-s do të dorëzojë personalisht të enjten ndihmat me ushqime e ilaçe si dhe ambulancë për njerëzit që jetojnë në kampet e ngritura në Cox’s Bazaar dhe përreth si dhe për të sëmurët e tjerë në terren që kanë nevojë për ndihma emergjente”.

“Kështu, vendi ynë si rezultat i proceseve që zyrat koordinuese të TIKA-s në Yangon (Mianmar) dhe Dakë kanë planifikuar bashkë me autoritetet qeveritare të vendeve ku ato ndodhen dhe pasi kanë marrë lejet e nevojshme për këtë, në fazën e parë do të dërgojë ndihma për 100 mijë familje në total, ndihma të cilat do të shpërndahen për myslimanët e Arakanit që vuajnë në të dyja anët e kufirit”, – sqaroi Kallën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit