-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Rritet në 146 mijë numri i muslimanëve Rohingya të ikur në Bangladesh

Më të lexuarat

Një numër i madh i muslimanëve të Arakanit kanë humbur jetën që nga 25 gushti si rezultat i sulmeve të ushtrisë së Mianmarit, e cila pohon se është duke luftuar militantë të armatosur

– Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatë (UNHCR), njoftoi se numri i muslimanëve të Arakanit që kanë arritur në Bangladesh duke ikur nga sulmet e ushtrisë së Mianmarit dhe budistëve radikalë ka arritur në 146 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Robert Watkins, koordinatori i Përhershëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Bangladesh, në një deklaratë për agjencinë e lajmeve EFE, tha se në 24 orë të fundit edhe 23 mijë muslimanë të Arakanit kanë kaluar në Bangladesh.

Watkins thekoi se, me këtë numri i muslimanëve të Arakanit që kanë ikur në Bangladesh që nga 25 gushti kur filluan sulmet e ushtrisë së Mianmarit dhe budistëve radikalë është 146 mijë.

Ndryshe, një numër i madh i muslimanëve të Arakanit kanë humbur jetën që nga 25 gushti si rezultat i sulmeve të ushtrisë së Mianmarit, e cila pohon se është duke luftuar militantë të armatosur.

Gjatë sulmeve të ushtrisë janë shënjestruar mbi 60 fshatra, ndërsa dhjetëra prej tyre janë djegur. Dhjetëra mijëra muslimanë të Arakanit përpiqen të ikin nga rajoni për shkak të sigurisë, duke shkuar në zona relativisht të sigurta ose duke u përpjekur ta kalojnë në Bangladesh nëpërmjet rrugëve ilegale.

Numri i saktë i viktimave ende nuk mund të verifikohet, për arsye se qeveria e Mianmarit nuk lejon hyrjen e organizatave ndërkombëtare. Organizatat e shoqërisë civile në Arakan bëjnë të ditur se numri i civilëve që kanë humbur jetën ka kaluar mbi një mijë, ndërsa disa të tjera pohojnë se bilanci është disa mijëra.

Po ashtu, qeveria e Mianmarit nuk është duke lejuar shpërndarjen e ndihmave humanitare për muslimanët e Arakanit që kanë marrë rrugën e migrimit ose kanë mbetur pa shtëpi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit