7.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Dhuna ndaj myslimanëve Rohingya, Erdogan do të diskutojë me Suu Kyi

Më të lexuarat

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan do të diskutojë me udhëheqësen e Myanmarit, Aung San Suu Kyi, mbi dhunën kundër myslimanëve Rohingya, tha të hënën ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavuşoglu.

Erdogan do të zhvillojë bisedime me Suu Kyi, si pjesë e përpjekjeve të Turqisë për t’i dhënë fund persekutimit të minoritetit musliman të Myanmarit.

“Ne po përpiqemi jo ta ulim, por t’i japim fund dhunës në shtetin Rakhinë. Presidenti Erdogan ka folur me shumë udhëheqës në lidhje me persekutimin e popullatës atje, ndërkohë që kontaktet me liderë të tjerë po vazhdojnë,” tha Çavuşoglu.

Ministri i Jashtëm shtoi se Turqia do të vazhdojë të rrisë ndërgjegjësimin për muslimanët Rohingya, gjatë bisedimeve të javës së ardhshme në Astana (Kazakistan) dhe gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

“Ne po përpiqemi që të aranzhojmë takime të rëndësishëm me krerët e qeverive në Nju Jork. Ne do të përpiqemi që të mbajmë kontaktet tona. Pa një zgjidhje të përhershme, persekutimi vetëm sa do të rritet. Ne duhet t’i tregojmë gjithë botës se myslimanët nuk janë vetëm. Përpjekjet tona do të vazhdojnë”, tha Çavuşoglu.

Ai gjithashtu diskutoi gjendjen e muslimanëve Rohingya me homologun e tij iranian Javad Zarif. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit