14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Një modele me hixhab në promovimin e linjës së kozmetikës së Rihanës (video)

Më të lexuarat

Në fund të javës së kaluar, superstari Rihanna nisi një video-fushatë të linjës së saj të kozmetikës Fenty Beauty, dhe e tëra ka të bëjë me celebrimin e diversitetit.

Midis modeleve të paraqitur në këtë fushatë është edhe Halima Aden, një amerikane me prejardhje somaleze, e cila është bërë e famshme në botë si modelja e parë me hixhab që merr pjesë në pistat më të mëdha të industrisë së modës.

Përkundër faktit që industritë e bukurisë shpesh kufizojnë produktet e tyre në një spektër të ngushtë klientësh, duket sikur linja kozmetike e Rihannës do të përkujdeset për gratë me të gjitha tonet e lëkurës, veçanërisht ato me lëkurë të errët.

Xhirimi rreth një minutë i gjatë i videos është lavdëruar për paraqitjen e një regjistri divers prej gati 15 modelesh, duke përfshirë një modele të veshur me hixhab.

Fenty Beauty, e cila njihet si “brezi i ri i bukurisë”, do të vërshojë raftet në nivel global në dyqanet me pakicë Sephora dhe Harvey Nichols duke filluar nga 8 shtatori. /tesheshi.com/

https://giphy.com/gifs/3o7aDeWBZqYTCry7lK?utm_source=iframe&utm_medium=embed&utm_campaign=Embeds&utm_term=http%3A%2F%2Ftesheshi.com%2Fnje-modele-hixhab-ne-promovimin-e-linjes-se-kozmetikes-se-rihanes-video%2F

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit