13.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Prokuroria serbe: 5 të akuzuar për vrasje e tortura në luftën e Bosnjes

Më të lexuarat

Prokurorët serbë njoftuan të hënën se kishin akuzuar pesë vetë për torturimin dhe vrasjen e 20 civilëve, kryesisht myslimanë të Serbisë, gjatë luftës së viteve ’90-ta në Bosnjen fqinje.

Një grup paramilitarësh serbë, më 27 shkurt 1993 ndaluan një tren në fshatin Shtrpci në kufi me Bosnjen, thuhet në aktakuzë.

Ata zbritën nga treni 20 pasagjerë, shumica myslimanë të Serbisë, i sollën ata në Vishegrad në Bosnjen lindore, ku i torturuan dhe i vranë të gjithë, duke i hedhur trupat e tyre në lumin Drina.

Të gjitha viktimat ishin nga zona e Sanxhakut në Serbinë perëndimore, e cila kufizohet me Bosnjen, në kohën kur ishte ndezur beteja e përgjakshme ndëretnike midis myslimanëve, serbëve dhe kroatëve.

Një numër prej 16 pjesëtarësh të dyshuar të grupit paraushtarak, u arrestuan në vitin 2014 në territorin e Bosnjes ose Serbinë, nga të cilët 11 u gjykuan në Sarajevë. Njëri prej tyre u shpall fajtor dhe u dënua me pesë vjet burg në vitin 2016, pasi kishte arritur një marrëveshje me prokurorët.

Një anëtar tjetër i grupit u dënua me 15 vjet burg në vitin 2002 nga një gjykatë në Mal të Zi.

Udhëheqësi i grupit, serbi i Bosnjes Milan Lukiç, u dënua me burgim të përjetshëm nga një gjykatë e OKB-së për krime lufte gjatë konfliktit të Bosnjes në 1992-1995, por ai kurrë nuk u akuzua për mizoritë e Shtërpcës.

Vëllai i tij, megjithatë, Gojko Lukiç figuron në mesin e pesë të akuzuarve të fundit.

Lufta e Bosnjës 1992-1995 midis kroatëve, myslimanëve dhe serbëve shkaktoi rreth 100,000 viktima. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit