3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

“Të ndërpriten masakrat dhe të gjendet zgjidhje e problemit në Mianmar”

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm turk Çavuşoğlu tha se Turqia nuk angazhohet vetëm në ndërperjen e krimeve kundër pakicës muslimane në Mianmar, por edhe gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme të problemit në rajon

BLED (AA) – Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu deklaroi sot se Turqia nuk angazhohet vetëm në ndërperjen e krimeve kundër pakicës muslimane në Mianmar, por edhe gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme të problemit në rajon, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Jashtëm turk Çavuşoğlu mbërriti sot në Slloveni për të marrë pjesë në Forumin e 12-të Strategjik në Bled dhe me këtë rast iu drejtua gazetarëve të pranishëm dhe vuri në dukje masakrat ndaj të cilave ishin ekspozuar muslimanët e Arakanit në Mianmar.

Ai potencoi se Presidenti turk Recep Tyyip Erdoğan dhe rrjeti diplomatik i vendit këto ditë kanë zhvilluar bisedime intensive me zyrtarë ndërkombëtarë.

Çavuşoğlu tha se Turqia do të imponojë debatin e muslimanëve në Mianmar në axhendën e seancës së ardhshëm të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe në bisedimet ndërkombëtare të paqes rreth Sirisë në Astana të Kazakistanit.

“Dhuna në Mianmar u përshkallëzua pas publikimit të raportit të OKB-së dhe nuk mendojmë se kjo është një rastësi, por se kjo është një ngjarje sistematike dhe e planifikuar. Ne e dimë se atje luhen disa lojëra, ku janë rrezikuar vëllezërit tanë, muslimanët e Arakanit, njerëz të pafajshëm”, tha Çavuşoğlu.

“Shpresojmë se do të gjejmë një zgjidhje të qëndrueshme për këtë problem, sepse përndryshe krimet e tilla do të përsëriten. Bota duhet të bëhet më e vëmendshme ndaj kësaj çështjeje”, tha Çavuşoğlu.

Duke akuzuar bashkësinë ndërkombëtare se janë të heshtur ndaj vuajtjeve të muslimanëve në Mianmar, Çavuşoğlu tha se Gjermania paraprinë në këtë rast. “Shembull është Gjermania që vazhdimisht përpiqet të mbajë disa leksione për të drejtat e njeriut dhe demokracinë. Unë nuk dëgjova në debatin e mbrëmshëm parazgjedhor se Angela Merkel dhe Martin Schulz përmendën masakrat në Mianmar. Ata nuk përmendin vuajtjet e muslimanëve sepse e dinë se do të humbasin votat. Ku jeni, bëhuni të guximshëm kur aq shumë kujdeseni për të drejta të njeriut”, tha Çavuşoğlu.

Çavuşoğlu shtoi se kritikat e njëjta vlejnë edhe për vendet muslimane që duhet të bashkohen për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit në Arakan.

“Le të punojmë së bashku dhe të zgjidhim problemin. Le ti tregojmë të gjithë botës se muslimanët nuk janë vetëm”, tha Çavuşoğlu, duke shtuar se Turqia po punon në këtë drejtim edhe si kryesuese e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit