3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Kalın kritika Gjermanisë dhe Evropës

Më të lexuarat

“Fakti që Merkel dhe Schulz gjatë gjithë debatit nuk kanë cekur aspak diskriminimin dhe racizmin në rritje, tregon pikën se ku ka arritur politika gjermane”, tha Ibrahim Kalın

ANKARA (AA) – Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın, tha se “Duke injoruar problemet themelore dhe emergjente sulmi i Gjermanisë dhe Europës kundër Turqisë dhe Erdoğanit, janë një reflektim i ngushtimit të horizontit në Evropë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kalın, në llogarinë e tij në Twitter ka bërë një vlerësim në lidhje me dedabtin politik të zhvilluar mbrëmë në Gjermani mes Kancelares gjermane Angela Merkel dhe liderit të Partisë Social Demokrate (SPD) dhe kandidatit për kryeministër, Martin Schulz.

Duke vënë theksin se nuk është një rastësi që Turqia dhe presidenti Recep Tayyip Erdoğan ndodheshin në qendër të programit të debatit zgjedhor mes Merkel dhe Schulz, zëdhënësi Kalın tha se “Duke injoruar problemet themelore dhe emergjente sulmi i Gjermanisë dhe Europës kundër Turqi-Erdoğan, janë një reflektim i ngushtimit të horizontit në Evropë. Kundërshtimi i Turqisë në Evropë është shndërruar në një mjet për shtyrjen e problemeve themelore dhe një mjet lehtësimi për vetveten nëpërmjet ‘një armiku tjetër'”.

“Shpresojmë se kjo atmosferë do të ndryshojë sa më parë”

Pasi ka vënë në dukje se shoqëritë që e definojnë veten nëpërmjet “një tjetër kundërshtari” kurrë nuk do të gjejnë identitetin e tyre, Kalın ka bërë të ditur se kjo do të dëmtojë më së shumti atë shoqëri.

Më tej duke tëhequr vëmendjen se nënshtrimi i politikës kryesore gjermane ndaj populizmit dhe tjetërsimit-vetëkrijimit të armiqësisë, do të nxitë vetëm diskriminimin dhe racizmin, Ibrahim Kalın, ka theksuar:

“Gjermania e cila ka hapur krahët për organizata terroriste si PKK dhe FETO, a nuk është e vetëdijshme se po mbron terroristët dhe puçistët, dhe jo demokracinë? Nuk ka shumë rëndësi se cila parti do të fitojë zgjedhjet në Gjermani. Sepse tashmë është e qartë se cili mentalitet do të fitojë. Fakti që Merkel dhe Schulz gjatë gjithë debatit nuk kanë cekuar aspak diskriminimin dhe racizmin në rritje, tregon pikën se ku ka arritur politika gjermane. Shpresojmë se do të ndryshojë sa më parë kjo atmosferë problematike e cila marrëdhëniet turko-gjermane i bën viktimë të një horizonti të ngushtë politik”.

Merkel në debatin televiziv të dielën në mbrëmje diskutoi me liderin e SPD dhe kandidatin për kryeministër Schulz, lidhur me pikëpamjet e tyre mbi çështjet e politikës së brendshme dhe të jashtme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit