10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Arabia Saudite dënon sulmet ndaj myslimanëve Rohingya në Myanmar

Më të lexuarat

Misioni i Arabisë Saudite në Kombet e Bashkuara përmes një postimi në Tëitter ka dënuar në emër të Mbretërisë sulmet e fundit ndaj myslimanëve Rohingya në Myanmar.

“Duke vepruar në bazë të përgjegjësisë së Mbretërisë si një udhëheqës i Ummetit Islamik. Arabia Saudite bën thirrje për një rezolutë, me të cilën dënon mizoritë dhe shkeljet e të drejtave të njeriut të kryera kundër minoritetit mysliman Rohingya në Myanmar,” shkruante në postim.

Në vijim thuhet se “Mbretëria ka kërkuar nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit, që të adresojnë në agjendë shkeljet e fundit të të drejtave të njeriut kundër Rohingya. Ajo ka shprehur shqetësimin e saj para Sekretarit të Përgjithshëm, i cili rezultoi me një dënim nga ana e Kombeve të Bashkuara”.

“Arabia Saudite do të vazhdojë përpjekjet e saj për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për torturat”, vijon reagimi.

Më shumë se 2.600 shtëpi janë djegur në zonat me shumicë Rohingya në veriperëndim të Myanmarit javën e kaluar, tha qeveria të shtunën, në një nga periudhat më vdekjeprurëse të dhunës që ka përfshirë pakicën myslimane në dekada.

Rreth 58,600 Rohingya janë larguar nga dhuna në Bangladesh nga Myanmar, sipas UNHCR-së, agjencisë së OKB-së për refugjatët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit