10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

“Procesi i tranzicionit në Siri nuk mund të bëhet me Asadin”

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, tha se procesi i tranzicionit në Siri nuk mund të bëhet me Bashar Asadin

PARIS (AA) – Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, tha se procesi i tranzicionit në Siri nuk mund të bëhet me Bashar Asadin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke u përgjigjur në pyetjet në radion RTL Le Drian ka vënë në dukje se DEASH-i herët apo vonë do të humbasë në Siri.

Pasi ka vënë theksin se aktualisht në Siri po zhvillohen dy luftëra, Le Drian të parën e ka cilësuar si luftën kundër DEASH-it dhe të dytën luftën e brendshme.

Ai më tej tha se pas eliminimit të DEASH-it do të mbetet vetëm një luftë dhe atëherë forcat ndërkombëtare do të përqendrohen në një proces politik i cili parashikon largimin e Asadit nga pushteti.

“Nuk mund të bëhet procesi i tranzicionit me Asadin i cili ka masakruar popullin e tij”, ka thënë Le Drian duke vënë në dukje se forcat ndërkombëtare duhet të formojnë një grup kontakti për shkrimin e një kushtetute të re të Sirisë dhe përcaktimin e kalendarit të zgjedhjeve në vend.

Ndër të tjera Le Drian ka transmetuar se nuk kanë në rendin e ditës rihapjen e Ambasadës franceze në Damask.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit