1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Viadukti i dytë më i lartë i botës do të ngrihet në Konia të Turqisë

Më të lexuarat

Një viadukt i ri, i cili formohet nga një seri e ulët harqesh që krijojnë një strukturë të ngjashme me urat, do të ndërtohet mbi vargmalet Taurus dhe parashikohet të jetë viadukti më i lartë në Turqi dhe i dyti më i lartë në botë…

Një viadukt i ri, i cili formohet nga një seri e ulët harqesh që krijojnë një strukturë të ngjashme me urat, do të ndërtohet mbi vargmalet Taurus dhe parashikohet të jetë viadukti më i lartë në Turqi dhe i dyti më i lartë në botë.

Viadukti Egiste në Konia, provincë në jug të Turqisë Qendrore, do të ndërtohet mbi tetë kolona, më e larta prej të cilave është planifikuar të jetë 166 metra e lartë.

Viadukti me gjatësi 1.372 metra do të shkurtojë rrugën ekzistuese, e cila është rreth 4.400 metra e gjatë, ndërsa synon të rrisë sigurinë në rrugë.

Ahmet Hadimioglu, kryetar i Komunës Hadim të provincës Konia, bëri me se viadukti do të shkurtonte distancën për udhëtarët ndërmjet Konias dhe Alanias.

“Projekti i Viaduktit Egiste, i cili do të kushtojë 220 milionë lira turke (64 milionë dollarë), është investimi më i madh në komunën tonë. Koha që duhet për të udhëtuar midis Konias dhe Alanias do të shkurtohet deri në dy orë me përfundimin e këtij projekti”, tha Hadimioglu.

“Ura do të jetë mënyra më e shkurtër për të udhëtuar midis Anadollit Qendror dhe zonave mesdhetare të Turqisë”, shtoi kryetari i komunës në fjalë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit