-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Erdoğan fton krerët e vendeve muslimane për të zgjidhur krizën në Mianmar

Më të lexuarat

Erdoğan u ka bërë thirrje udhëheqësve të vendeve muslimane të intensifikojnë aktivitetet për të zgjidhur krizën humanitare në Mianmar, ku muslimanët në zonën e Arakanit i janë nënshtruar dhunës

STAMBOLL (AA) – Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u bëri thirrje udhëheqësve të vendeve muslimane të intensifikojnë aktivitetet e tyre me qëllim të zgjidhjes së krizës në Mianmar, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të siguruara nga burime të Presidencës së Turqisë, Erdoğan sot ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e Mauritanisë, Muhammed Veled Abdulaziz, presidentin e Pakistanit, Memnun Husein, presidentin e Iranit, Hasan Ruhani dhe emirin e Katarit, Shejh Temim bin Hamad Al Thani.

Gjatë bisedave telefonike, Erdoğan ka uruar që Kurban Bajrami të sjell të mira për botën islame dhe gjithë njerëzimin, duke theksuar se problemet në Siri, Irak, Jemen, Palestinë dhe Libi, kanë hijëzuar gëzimin e muslimanëve në Bajram.

Presidenti turk më tej ka thënë se dhuna ndaj muslimanëve në Mianmar e ka pikëlluar thellësisht botën islame.

Ai u ka bërë thirrje udhëheqësve të vendeve muslimane të intensifikojnë aktivitetet për të zgjidhur krizën humanitare në Mianmar, ku muslimanët në zonën e Arakanit i janë nënshtruar dhunës nga ushtria e Mianmarit dhe murgjit budistë.

Siç mësohet, bisedat telefonike të presidentit Erdoğan do të vazhdojnë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit