-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

10 mënyra për ta mbajtur trurin të mprehtë dhe për të qenë më inteligjentë

Më të lexuarat

Ekzistojnë dy parime bazë për ta mbajtur trurin e shëndetshëm dhe të mprehtë ndërsa vitet kalojnë: varieteti dhe kureshtja. Kur gjithçka që bëni bëhet e dorës së dytë, duhet të bëni një ndryshim. Nëse mund ta zgjidhni fjalëkryqin edhe në gjumë, atëherë ka ardhur koha të lëvizni përpara drejt sfidës së re në mënyrë që të gjeni ushtrimin e duhur për trurin. Kureshtja për botën që ju rrethon, si ajo funksionon dhe sa ju mund të kuptoni do të bëjë që truri të punojë shpejt dhe me efikasitet. Përdorini idetë e mëposhtme për të arritur fitnesin mendor.

1- Lexoni libra

Zgjidhni një libër me një temë krejt ndryshe. Lexoni një novelë me bazë në Egjipt. Mësoni për ekonominë. Ka mjaft libra të shkëlqyer jo letraro-artistik që ia arrijnë qëllimit t’ju argëtojnë ndërsa mësoni për një subjekt. Bëhuni një ekspert në diçka të re çdo javë. Jo vetëm që do ta vini trurin në lëvizje duke imagjinuar periudha të ndryshme kohore dhe kultura, por do të keni histori interesante për të treguar

2- Luani lojëra

Lojërat janë mënyra më e mirë për të sfiduar trurin. Sudoku, fjalëkryqet dhe lojërat elektronike mund të përmirësojnë shpejtësinë dhe kujtesën e trurit. Këto lojëra mbështeten tek logjika e matematika.

3- Përdorni dorën e kundërt

kalojeni ditën duke bërë gjëra me dorën që nuk përdorni. Nëse jeni mëngjarash, hapini dyert me dorën e djathtë. Nëse përdorni të djathtën, atëherë provoni t’i hapni dyert me dorën e majtë. Ky ushtrim i thjeshtë do të bëjë që truri juaj të shtrojë rrugë të reja. Mbajeni orën në dorën e kundërt që të kujtoheni për këtë.

4- Mësoni numrat e telefonit

Telefonat celularë mbajnë mend çdo numër që i telefonon. Askush nuk i mëson më përmendësh numrat e telefonit sot, por kjo është një mënyrë e mirë për të stërvitur kujtesën. Mësoni një numër të ri çdo ditë.

5- Hani edhe për trurin tuaj

Truri juaj ka nevojë që të hani në mënyrë të shëndetshme. Përqendrohuni tek vajrat e peshkut nga salmoni i egër, arrat, bajamet, farat e lirit dhe vajin e ullirit. Hani më shumë prej këtyre ushqimeve dhe më pak ushqime të konservuara.

6- Ndahuni nga rutina

Sa shumë na pëlqen rutina. Gjërat që na pëlqejnë do t’i bënim gjatë gjithë ditës. Por sa më shumë ta perfeksionojmë diçka, aq më pak punon truri për të. Për ta ndihmuar trurin të qëndrojë i ri, duhet sfiduar. Ndryshoni rutinën në dyqanin e ushqimore, përdorni gjëra që s’i keni përdorur më parë, hani ëmbëlsirën në fillim. E gjithë kjo do ta detyrojë trurin të zgjohet nga zakoni dhe të jetë përsëri vigjilent.

7- Kaloni nga një rrugë e ndryshme

Udhëtoni apo ecni nga një rrugë ndryshe nga ajo që kaloni zakonisht. Ky ndryshim në rutinë do ta ndihmojë trurin të stërvitë kujtesën. Provoni anë të ndryshme të rrugës për të shkuar në një dyqan.

8- Mësoni një aftësi të re

Mësimi i një aftësie të re do të vë në punë zona të ndryshme të trurit. Kujtesa do të hyjë në punë, do të mësoni lëvizje të reja dhe do t’i lidhni gjërat ndryshe. Leximi i Shekspirit, mësimi i gatimit dhe ndërtimi i një aeroplani nga kunjat e dhëmbëve, të gjitha këto janë aftësi që do të sfidojnë trurin dhe do t’ju japin diçka për të menduar.

9- Bëni lista

Listat janë të mrekullueshme. Bërja e listave ju ndihmon t’i lidhni artikujt njëri me tjetrin. Bëni një listë të të gjitha vendeve ku keni udhëtuar. Bëni një listë të ushqimeve më të shijshme që keni ngrënë. Bëni një listë të dhuratave më të mira që ju kanë dhënë. Bëni një listë çdo ditë për të luajtur me kujtesën. Bëni listën e ushqimeve për të blerë, por përpiquni të blini pa të.

10- Zgjidhni një mjeshtëri të re

Gjeni diçka që ju magjeps, që është e lehtë të bëhet dhe që nuk ju kushton shumë. Fotografitë me aparat dixhital, mësimi i stileve të ndryshme të gatimit apo të shkrimit, të gjitha këto janë zgjedhje të shkëlqyera.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit