-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Ditmir Bushati takon princin Alwaleed: ja fushat ku presim investime…

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, zhvilloi një takim me princin e Arabisë Saudite, Alwaleed bin Talal bin Abdulaziz Al-Saud, i cili zbaroi në portin e Durrësit gjatë paradites me një jaht luksoz.

Me një pasuri prej 17.3 miliardë dollarë pasuri, pronar i “Kingdom Holding Company”, President i “Alwleed Fondation”, princi Alwaleed do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin, Ilir Meta.

“Marrëdhëniet tona me Arabinë Saudite kanë filluar të diversifikohen përtej ndihmës ekonomike dhe humanitare. Takimi i sotëm me Princin Alwaleed, Presidentin e Kingdom Holding Company, ishte një mundësi për të biseduar më konkretisht mbi investimet e mundshme në shërbimet turistike, industrinë dhe modernizimin e infrastrukturës”, shkruan Bushati në rrjetin social. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit