3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Agjenti Aleksovski duhet të jep përgjigje edhe për rastin “Monstra”

Më të lexuarat

Sinisha Aleksovski këshilltar për siguri nacionale të kryetarit të Republikës së Maqedonisë, dekadën e kaluar emri i tij është përmendur në shumë skandale. Aleksovski vjen nga fshati Tazhevë, Makedonski Brod, nip i një diplomati të lartë në RSFJ dhe kryeshef në “KOS”, i cili deri në vdekje ka jetuar në Ohër, transmeton gazeta Lajm.
Më vitin 2006, Gordana Jankullovska është emëruar për kryeshef të njësitit special “Alfa”, ku deri në fund të vitit 2008, transferohet në kabinetin e kryetarit Gjorge Ivanov, si këshilltar për siguri nacionale dhe koordinator i Agjencionit për kundërzbulim në RM. Ky akt vjen pas përplasjes mes tij dhe Lupço Todorovskit- Radnik, dhe shkon në kabinetin e Ivanovit duke u falënderuar lidhjeve familjarëve me Maja Ivanova.
Portali “Ohridsky” shkruan se Aleksovski ka lidhje të afërta edhe me nëntokën, dhe në publik paraqitet me emrat si: “Samurai”, “Doktori”, “Aglo”, etj.
Pas Aleksovskit lidhen edhe rastet “Brodec”, “Monstra”, “Lagja e Trimave- Kumanovë”, ndërsa i fundit është rasti me agjentin serb “Zhivaljeviç”.
Autori i tekstit se do të dalin detaje edhe për rastin “Monstra”. Si dhe, për faktin se cfarë është dashur vetura e kabinetit të Ivanovit te vendngjarja.
Aleksovski do të duhet të jep përgjigje edhe për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, nën cilin urdhër kanë qenë “kuazi kundërzbuluesit”?!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit