10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Sarandë – Shpëtohen katër pushues në Ksamil, u pësoi defekt Pedaloni

Më të lexuarat

Policia kufitare në Sarandë u ka ardhur në ndihmë katër pushuesve të cilët rrezikonin të mbyteshin.
Rreth orës 18:30 të pasdites, Salla Operative e Kufirit Sarandë ka marrë një njoftim se në zonën ujore të Ksamilit disa shtetas kanë kërkuar ndihmë pasi rrezikonin të mbyteshin sepse mjeti i tyre lundrues tip Pedalon kishte pësur defekt.
Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe u kanë ardhur në ndihmë duke bërë të mundur nxierrjen në bregdet të shtetasve A.V, 27 vjeç, M.F, 29 vjeç, A.S 29 vjeç, të tre banues në Itali si edhe shtetasin E.Gj 27 vjeç, banues në Pukë.
Të katër shtetasit janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia këshillon të gjithë pushuesit të jenë më të vëmendshëm e më të kujdesshëm gjatë zgjedhjes së tyre për mjetet lundruese me të cilat dalin në terren ujor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit