3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Reagim ndaj deklaratës së ministri Kurz, Bashkësia Islame në Bosnje: askush s’paguan muslimanet për t’u mbuluar

Më të lexuarat

Bashkësia Islame në Bosnje e konsideron të pavend deklaratën e kreut të diplomacisë austriaike, Sebastian Kurz, sipas së cilit në Sarajevë dhe Prishtinë, gratë paguhen që të dalin të mbuluara plotësisht nëpër rrugë, me qëllim ndryshimin e imazhit të qytetit.

“Bashkësia Islame nuk ka dijeni nëse dikush paguan gratë muslimane në Bosnjë për t’u veshur në një mënyrë të caktuar dhe është e mendimit se secili ka të drejtë, madje edhe gratë muslimane që të vishen në mënyrën që ato dëshirojnë. Ne konsiderojmë qëllim-mira përpjekjet e ministrit Kurz që institucionet e BE-së t’i  kushtojnë më shumë vëmendje Ballkanit Perëndimor dhe e kuptojmë shqetësimin e tij për situatën e tanishme, por ai nuk ka gjetur një shembull të duhur për të ilustruar atë”, thuhet në një deklarate nga Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë të Bashkësisë Islame të Bosnjës.

“Ne e kuptojmë se në Austri aktualisht po zhvillohet një fushatë zgjedhore dhe të gjithë po angazhohen për një retorikë të ashpër, por ashtu siç këshillojmë politikanët në Ballkan, njëjtë mendojmë se në pjesën tjetër të Evropës do të kishte qenë mirë që besimi dhe ndjenjat fetare të individëve të mos politizohen dhe të mos përfshihen në arenën politike”, thuhet më tej në deklaratë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit