“Dilni nga shtëpia ime, na lini rehat, ju jeni terroristë”. Këto janë fjalët që i njohin edhe në gjumë gratë e fshatit Nabi Saleh në Palestinë, ku rezistenca është e përditshme, ndërsa protestat janë të përjavshme.
Ajo që është e vecantë në këtë storie është se rezistenca udhqhiqet nga një grua, nga një nënë. Manal Tamimi me miqte nuk kalon asnjë e premte pa protestuar kundër okupimit. Supernëna, sic e quajnë banorët lokal, dhe si ju referohet edhe Al Jazeera, merr me vete fëmijët dhe të rintë e lagjes, dhe në mënyrën e saj i mëson se jeta nën pushtim nuk është zgjidhja.
Ajo është burgosur, plagosur, dhe thotë se nuk mund të vrapoj nga plagët e marra dikur. Por “supernëna” assesi nuk ndalet.
“Ka të bëjë me jetën tonë, nuk mund t’i lëmë fëmijët tonë në këtë gjendje, pa të ardhme. Po i arrestojnë edhe fëmijët, në fakt edhe i vrasin ata. Kjo nuk është jeta që duam”.
“Supernëna” përgatitë ushqim për ata që protestojnë dhe u ofron mbështetje. Kur e pyesin nëse mendon se i rrezikon fëmijët duke i qitur në protesta, ajo përgjigjet: “Ata gjithsesi janë të rrezikuar, në vetëm po u tregojmë se ku po jetojnë”.