9 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Tërmeti në Itali, foshnja shtatëmuajshe nxirret e gjallë nga gërmadhat (Foto/Video)

Më të lexuarat

Një foshnje 7-muajshe është nxjerrë nga rrënojat e një ndërtese nga ekipet e shpëtimit pas tërmetit që goditi ishullin italian të Iskia, ndërsa po punohet për të shpëtuar edhe dy vëllezërit e tij.

Deri tani kanë mbetur të vdekura dy gra dhe 39 persona të tjerë janë plagosur, raporton BBC.

Tërmeti i magnitutës 4.0 goditi Ishullin Iskia në orën 20:57 mbrëmjen e së hënës (21 gusht), dhe u dëmtuan ndërtesa të shumta përfshirë një kishë dhe spital, transmeton oranews.

Ishulli, jashtë brigjeve të Napolit, ka një popullsi prej rreth 50,000 banorësh dhe është shumë popullor me turistët. Shumë njerëz po hanin në restorante, kur tërmeti goditi, në një thellësi prej rreth 5 km (3 milje) në veri të komunës së Casamicciola.

“Një përvojë e tmerrshme, gjithçka po lëkundej, vendi u zhyt në errësirë, shtëpitë po shembeshin… ishte një makth”, ka shkruar një dëshmitar në  Twitter.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit