3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Itali, shkatërrohet banda shqiptare e heroinës

Më të lexuarat

Policia italiane ka mundur të ndalojë katër shtetas shqiptarë, të cilët akuzohen se janë pjesëtar të një bande kriminale narkotikësh.

Katër shqiptarët u arrestuan ë qytetin e Savonës mbrëmjen e djeshme. Ata janë, Anil Gjyriqi 21-vjeç, Arben Berisha 38 vjeç, Dorald Uruçi 21 vjeç dhe Granit Trezhnjeva 31 vjeç.

Katër shqiptarët kishin kohë që jetonin në Itali dhe policia italiane kishte nisur gjurmimin e tyre që kohë më parë. Sipas hetimeve të policisë, Trezhnjeva dhe Berisha ishin krerët e organizatës, ndërsa dy të tjerët anëtarë të saj, të cilët transportonin edhe heroinën.

Gjatë operacionit u sekuestruan gjysmë kilogram heroinë në cilësinë e provës materiale, si edhe shuma prej 1000 eurove. /albtime/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit