-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Niset grupi i parë i kosovarëve për në Haxh: më i riu 18 vjeç, mes tyre dhe Lejla

Më të lexuarat

Grupi i parë i muslimanëve të Kosovës, nga gjithsej pesë, është nisur mbrëmë nga aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” për në Mekë, për të kryer peligrinazhin vjetor të njohur si Haxhi.  Nga Kosova këtë vit për në Haxh do të nisen 1080 pelegrinë, përfshirë rreth 400 gra.

Veli Vitia nga Prishtina do të niset për herë të dytë për në vendet e shenjta, Mekë dhe Medinë, për kryerjen e Haxhit. “Është kënaqësi e vërtetë vizita e këtyre vendeve. Nuk ka mundësi të përshkruhet, këto janë ndjenja të veçanta”, thotë ai.

Haxhiu më i ri këtë vit është 18-vjeçari Erlet Janjeva nga Prishtina. Ai thotë se babai i tij ia kishte mundësuar shkuarjen në Haxh, dhe se prej familjes së tij kanë qenë atje nga dy ose më shumë herë babai, gjyshi dhe gjyshja e tij. “Kam qenë për Umre, por Haxhi është krejt ndryshe, emocionet janë më të mëdha. Lus Allahun që t’ia mundësojë çdo muslimani shkuarjen atje”, thotë Janjeva.

Një nga femrat që po nisen për në Haxh është edhe Lejla Feta nga Prishtina. “Pasi ky është obligim, dhe pasi kam pasur dëshirë të kahmotshme për këtë udhëtim, falënderoj Zotin që ma ka mundësuar të kryej Haxhin këtë vit. Ai person që ka mundësi nuk të duhet të lëshojë rastin për të vizituar vendet e shenjta, sepse atje njeriu teston forcën e karakterit të tij”,thotë Lejla. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit